Lidhje

Egjipti miraton kushtetutën e re


Dhoma e Lartë e parlamentit në Egjipt u mblodh në seancën e parë që kur presidenti Mohamed Morsi nënshkroi një dekret që vë në fuqi një kushtetutë të re të debatueshme të mbështetur nga islamikët.

Këshilli u mblodh sot për të bërë betimin e 90 anëtarëve të rinj të emëruar nga zoti Morsi. Këshilli pritet gjithashtu të fillojë të hartojë kornizën e zgjedhjeve në dhomën e ulët të parlamentit gjatë dy mauve të ardhshëm.

Zoti Morsi e nënshkroi dekretin mbrëmë, pasi komisioni i zgjedhjeve tha se gati 64 përqind e votuesve kishin mbështetur kushtetutën në referendum.

Megjithatë, grupet e opozitës kanë premtuar të vazhdojnë protestat kundër kësaj mase.
XS
SM
MD
LG