Lidhje

Krishtlindje, lutje për paqe e vajtim për viktimat


Krishtlindje paqësore në Betlehem
Krishtlindje paqësore në Betlehem

Së bashku me gëzime e dhurata, këtë vit kjo festë u shënua nga lutjet për paqe dhe vajtime për viktimat fëmijë të dhunës me armë

Krishtlindjet ardhën dhe shkuan në shumë anë të globit. Së bashku me gëzime e dhurata, këtë vit kjo festë u shënua nga lutjet për paqe dhe vajtime për viktimat fëmijë të dhunës me armë

Papa Benedikti u lut që "paqja do të mbijë për popullin e Sirisë", ku një luftë civile ka vrarë dhjetëra mijëra vetë, kryesisht civilë.

Duke iu drejtuar pelegrinëve në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Benedikti bëri thirrje edhe për paqe në Mali të Afrikës perëndimore, ku militantë të lidhur me al-Kaidën kontrollojnë pjesën veriore të vendit. Papa i lut edhe për paqe në Nigeri, ku terrorizmi nga ekstremistët islamikë ka vrarë qindra njerëz.

Pelegrinët nga e gjithë bota u mblodhën në qytetin e Bregut Perëndimor të Betlehemit për të festuar në vendin ku të krishterët besojnë se lindi Jezusi. Peshkopi katolik i zonës, Fouad Twal u kërkoi palestinezëve të punojnë me izraelitët për t'i dhënë fund konfliktit në dukje të pafund.

Në Shtetet e Bashkuara, 26 qirinj u dogjën në Newtown, Konnectikat, në kujtim për viktimat e masakrës së 14 dhjetorit në shkollën fillore ku 20 fëmijë 6 - 7 vjeçarë vdiqën, së bashku me 6 mësuesit që u përpjoqën për t'i mbrojtur.

Moti i ashpër preku pjesë te Shteteve të Bashkuara. Borë, borë me shi dhe akull mbuluan autostradat në Mes-perëndim të vendit, ndërsa shiu i rëndë dhe stuhitë kërcënuan pjesën jugore.

Pavarësisht motit të ftohtë, festimet vazhduan deri vonë në mbrëmje.
XS
SM
MD
LG