Lidhje

Depresioni dimëror mbetet ende mister


depress
depress

Njerëzit që vuajnë nga depresioni dimëror kanë një gjë të përbashkët; ata janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj dritës, apo mungesës së saj.

Një ndjenjë trishtimi vjen mbi njerëzit në fund të vjeshtës, së bashku me gjethet e fundit, ngricat e mëngjesit, dhe diellin që perëndon më herët çdo ditë. Disa mund të thonë se një çaj nxehtë dhe një pallto e ngrohtë mund të jenë të gjitha që nevojiten për të përballuar dimrin e ftohtë, por për shumë njerëz, dimër do të thotë depresion dhe melankoli.

Depresioni dimëror është ende një mister për shkencëtarët të cilët e studiojnë atë. Shumë gjëra të tilla si, kimikate të trurit, jone të ajrit, dhe gjene të trupit duket se përfshihen. Por shkencëtarët janë të një mendimi se njerëzit që vuajnë nga depresioni dimëror – i njohur gjithashtu si “çrregullim emocional stinor”, kanë një gjë të përbashkët; ata janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj dritës, apo mungesës së saj.

Shumë studime kanë treguar se njerëzit me çrregullim emocional stinor ndjehen më mirë pas ekspozimit në dritë. Kjo duket mjaft e thjeshtë; në zonat malore, ditët e dimrit janë më të shkurtra, kështu që njeriu ekspozohet më pak në diellit. Në këto raste ekspertët rekomandojnë dritën të artificiale për të zevendësuar dritën e diellit. Por të tjerë thonë se kjo është në fakt shumë më komplekse, pasi nuk është vetëm çështje e gjetjes së dritës, por edhe që drita të merret në kohën e duhur – dhe koha më e rëndësishme për të marrë dritë është në mëngjes.

Shkencëtarët mendojnë se çrregullim emocional stinor ndodh për shkak të një ndryshimi në mospërputhjen e orës së zakonëshme me orën e brendshme të trupit. Për shembull, ora në mur mund të thotë se është koha për të marrë dritë, por ora e brendshme e trupit thotë se është koha për pushim a gjumë.

Në shumë vende që respektojnë ndryshimin e orës (Kursimin e Kohës Ditore), mund të mendohet se duke kthyer akrepin një orë prapa, kjo do t’i keqësonte simptomat e çrregullimit emocional stinor, sepse dielli lind një një orë më herët. Por në fakt, studimet kanë treguar se ndodh e kundërta, pasi njeriu zgjohet para agimit dhe dielli nuk e gjen në shtrat.

Të tjera studime thonë se çrregullimi emocional stinor është kryesisht problem biologjik dhe nuk lidhet me kohën. Në Fairbanks të Alaskës, për shembull, gjatë dimrit, koha nga agimi në muzg zgjat vetëm 4 orë, dhe me kaq pak rreze dielli, duket sikur askush nuk mund t’i shpëtojë depresionit dimëror. Por të dhënat tregojnë se vetëm rreth 9 për qind e banorëve në Fairbanks vuajnë nga çrregullim emocional stinor, dhe mendohet se është qëndrimi aktiv një kusht që i bën ata të shmangin depresionin në dimër. Shkencëtarë të tjerë ofrojnë shpjegime të mundshme se banorët në zona të ftohta mund të jenë të predispozuar gjenetikisht për të qenë më pak të ndjeshëm ndaj depresionit.

Shkencëtarë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Mendor (SHBA), kanë propozuar një shpjegim të ri për çrregullim emocional stinor, që mund të rrjedhë nga sasia e lartë e melatonin në tru (kur gjëndrat pompojnë shumë melatonin, njeriu ndjehet i përgjumur), dhe rekomandojnë që në rastet kur melatonin është fajtori kryesor, terapi të lehta me barna për kontrollin e nivelit të melatonin mund të jenë të efektshme.

Shkencëtarë të tjerë në Kanada, aktualisht, janë duke studiuar rolin e kimikateve të trurit si, serotonin dhe dopamine, të cilat dihen se ndërveprojnë me ritmin cirkadian që lidhet me orën biologjike.

Disa barna kundër depresionit si Prozac dhe Paxil përdoren për disa raste të çrregullimit emocional stinor, por këto janë parë si ilaçe tepë të forta dhe të panevojëshme për një çrregullim të tillë.

Terapia me jone negative është provuar si një mënyrë tjetër e re për të trajtuar çrregullimin emocional stinor. Kjo terapi përfshin drejtimin e një rryme jonesh të ngarkuara negativisht në shtratin e posaçëm të një pacienti. Zbulimi se densiteti i lartë i joneve negative (jo jonet të njëjta me ato të prodhuara nga filtrat e ajrit në shtëpi) ndihmon njerëzit me çrregullim emocional stinor, ndodhi aksidentalisht gjatë një studimi rreth diçkaje tjetër, dhe një studim i dytë, gjeti se kjo terapi është e dobishme.


Dihet se ajrit është plotë jone negative në pranverë, dhe jo në dimër. Por kjo nuk mund të shpjegojë se si punon terapia me jone. Deri tani një përgjigje nuk ka, por shkencëtarët janë të bindur se terapia me jone është e efektshme.

Vizitoni; http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG