Lidhje

Inxhinierët e ushtrisë punojnë për shmangien e krizës në lumin Misisipi


Që nga korriku, Korpusi i Inxhinierëve të ushtrisë amerikane ka punuar pa ndërprerje për të mbajtur hapur trafikun e anijeve të transportit të mallrave në lumin Misisipi që është shumë i rëndësishëm për ekonominë amerikane. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh, Korpusi është në garë kundër kohës në përpjekjet e tyre për të gërmuar pjesët e cekëta të lumin Misisipi. Niveli i ujit në këtë lum ka arritur në pikën më të ulët në histori.

Kjo është një rutinë e zakonshme për anëtarët e ekuipazhit të anijes Potter. . .

. . . të cilët gërmojnë pjesët e cekëta përgjatë lumit Misisipi.

“Anija Potter ka punuar që nga korriku dhe ne tani jemi në dhjetor”.

Prania e saj në rajon është rezultat i thatësirës së vazhdueshme në pjesën qëndrore të Shteteteve të Bashkuara që ka tharë një pjesë të shtratit të lumit Misisipi.

Inxhinieri i ushtrisë Lance Eagle thotë se tre ekipet e anijës Potter janë duke thelluar lumin 24 orë në ditë për të mbajtur të hapur për anijet e transportimit të mallrave.

“Ne i kemi dhënë përparësi thellimit të pjesëve të lumit që janë të nevojshme për të mundësuar lundrimin e anijeve të mallrave”.

Anija Potter gërmon lumin dhe përmes një sistemi tubacionesh e hedh rërën e nxjerrë nga fundi i lumit me një ritëm prej rreth 280 mijë litrash në minutë.

“Ky operacion në thelb është një proces i thithjes së rërës në fund të lumit dhe depozitimit të të saj jashtë shtratit të lumit”.

Pronari i kompanisë së anijeve të transportit AEP River Operations, Marty Hettel përdor këtë segment të lumit, që është 100 metra i gjerë dhe më pak se 3 metra i thellë. Kjo e ka detyruar kompaninë e tij të lehtësojë peshën e ngarkesave për të mundësuar lëvizjen në lum.

“Efikasiteti i operacioneve tona ka rënë 35 për qind në krahasim me kohën kur gjendja e lumit ishte normale ”.

Zoti Hettel thotë se puna që bëjnë anijët si Potter po e ndihmon situatën, por nuk do ta zgjidhë këtë problem.

“Për të krijuar një situatë normale në këtë lum, na duhen 10 ditë deri dy javë reshje shiu, dhe kjo nuk parashikohet të ndodh”.

Komandanti i Korpusit të Inxhinierëve të Ushtrisë në distriktin St. Louis koloneli Chris Hall është dakord me këtë vlerësim.

“Do të duhet një sasi e konsiderueshme reshjesh t për t’u kthyer në nivelin normal të ujërave në këtë lum”.


“Thatësirat kanë prirje të vazhdojnë për disa vite, prandaj unë nuk pres që situata të ndryshojë së shpejti”.

Deri në mbarimin e thatësirës, puna e anijes Potter është thelbësore për ekonominë amerikane sepse përmes gërmimeve dhe thellimit e mban të hapur trafikun e anijeve të mallrave në lumin më të madh në vend, përmes të cilit kalojnë anije që bartin mallra me vlerë qindra miliardë dollarësh në vit.
XS
SM
MD
LG