Policia izraelite i largoi protestuesit palestinezë nga pika e grumbullimit më Bregun e pushtuar Perëndimor, ku izraelitët kanë në plan të ndërtojë një vendbanim të ri.
Aktivistët palestinezë ngritën të premten çadra në zonën e njohur si E-1, duke thënë se donin të ndalonin ndërtimet e Izraelit në Bregun Perëndimor.
Aktivistët nuk i pëfillën urdhërat për t’u larguar nga zona, deri sa policia izraelite e mbështetur nga buldozerët hyri në zonë sot herët në mëngjes.
Taktika e ngritjes së strukturave të përkohëshme për të marrë tokë është përdorur për një kohë të gjatë nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor.
Të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, i kanë dënuar planet e fundit të Izraelit për zgjerimin e vendbanimeve dhe i kanë bërë thirrje Izraelit t’i ndërpresë ndërtimet.
Vendbanimet e planifikuara për në zonën E-1 këcënojnë tërësinë e një shteti të mundshëm palestinez me Jerusalemin Lingor, si kryeqytetin e tyre.