Lidhje

Shpresa të reja për të sëmurët me Alzheimer


beta amyloid
beta amyloid

Shkencëtarë kanadezë, pas 10 vjetë pune në laborator, kanë identifikuar një molekulë që stimulon aktivitetin e qelizave imune të trurit.

Një nga karakteristikat kryesore të sëmundjes Alzheimer është prodhimi në tru i një molekule toksike e njohur si beta amyloid. Qelizat Microglial, mbrojtëse të sistemit nervor, nuk janë në gjendje për t'a eliminuar këtë substancë, e cila formon depozitat e quajtura pllakëza senile apo të plakjes.

Shkencëtarë nga Universiteti Laval dhe studiues në qendrën kërkimore CHU de Québec, pas 10 vjetë pune në laborator, kanë identifikuar një molekulë që stimulon aktivitetin e qelizave imune të trurit. Molekula, e njohur si MPL (lipidet monophosphoryl A) është përdorur edhe më parë në vaksina të ndryshme.

Tek minj me simptoma të Alzheimerit, injeksione të molekulës MPL gjatë një periudhe 12 javëshe eliminuan deri në 80% pllakëzat senile. Përveç kësaj, provat e aftësisë së minjve për të mësuar detyra të reja treguan përmirësim të rëndësishëm në funksionin njohës të tyre gjatë së njëjtës periudhë 12 javore.

Studiuesit shohin dy përdorime të mundshme të molekulës MPL; ajo mund të administrohet me injeksion intramuskular për njerëzit me Alzheimer për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes; ose mund të përfshihet në një vaksinë të caktuar për të stimuluar prodhimin e antitrupave ndaj beta amyloidit. Vaksina mund të jepet për njerëzit që tashmë kanë sëmundje për të stimuluar imunitetin e tyre natyror, por mund të administrohet edhe si një masë parandaluese për njerëzit me faktorë rreziku për sëmundjen Alzheimer, thuhet në studim.
vizito: http://astritlulushi.wordpress.com/
XS
SM
MD
LG