Lidhje

Gjermanët votojnë në zgjedhjet rajonale


Gjermanët sot po votojnë në zgjedhjet rajonale, që cilësohen si një provë për kancelaren Angela Merkel, tetë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Qendrat e votimeve u hapën sot në shtetin verior të Saksonisë së Poshtme, që është qeverisur nga kryeministri rajonal David McAllister, i partisë Aleanca e Qendrës së Djathtë që drejtohet nga zonja Merkel.

Analistët thonë se gara mes kësaj partit të djathtë dhe opozitës së majtë të përbërë nga socialdemokratët dhe partia e gjelbër është ngushtuar dhe është pothuaj e barabartë. Zgjedhjet janë prova e fundit përpara shtatorit, kur do të zhvillohen votimet në Bavari, të pasuara nga zgjedhjet kombëtare, të cilat do të përcaktojnë nëse zonja Merkel do të mund të fitojë një mandat të tretë.
XS
SM
MD
LG