Lidhje

Vallëzimi i presidentit në ballo


Presidenti Barack Obama bëri betimin për një mandat të dytë në detyrë, në një ditë festive që shënoi pjesmarrjen e tij në dy ballo të inaugurimit me zonjë e parë Michelle.

Vallëzimi zyrtar përfundoi festimet e ditës së djeshme në Uashington të cilat ishin më të pakta në numër nga inaugurimi i parë i presidentit katër vjet të shkuara.

Presidenti Obama e bëri betimin në një ceremony në shkallët e ndërtesës së Kongresit, ku ai i tha turmës prej gati 500 mijë njerëzve se do të ndjek një program përparimtar gjatë mandatit të tij të dytë.

Çifti i parë gjithashtu mori pjesë në një paradë triumfuese në Shtëpinë e Bardhë, e mbushur me zbukurime dhe marshimin e grupeve nga të 50 shtetet.

Sot çifti Obama do të marr pjesë në një shërbesë lutjesh në Katedralen Kombëtare, një traditë prej disa dekadash që sjell së bashku drejtuesit fetar në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG