Lidhje

Shtyhet gjyqi pas vdekjes për avokatin rus Magnitsky


Një gjykatë ruse shtyhu për muajin e ardhshëm një seancë dëgjimore pas vdekjes së avokatit Sergei Magnitsky.

Një gjykatë në Moskë emëroi një ekip mbrojtës për të përfaqësuar zotin Magnitsky pasi familja dhe avokatët e tij refuzuan të marrin pjesë në procedurat gjyqësore të së hënës.

Magnitsky, një avokat rus që luftonte korrupsionin, u burgos pasi akuzoi zyrtarët për përfshirje në një skemë për vjedhje taksash prej 230 milion dollarësh. Pasi u arrestua, ai u dënua për ato krime që në fakt kishte zbuluar.

Sergei Magnitsky vdiq në burg në moshën 37 vjeçare pasi qëndroi aty për gati një vit dhe nuk iu lejua ndihma mjekësore.

Çështja e tij u bë symbol i abuzimeve të dyshuara në burgjet e Rusisë modern dhe çoi në një mosmarrëveshje të re mes Moskës dhe Uashingtonit.

Shtetet e Bashkuara miratuan Aktin Magnitsky, duke vendosur ndalimin e vizave dhe sanksione fiannciare për zyrtarët rust ë akuzuar pët shkelje të të drejtave të njeriut.

Presidenti rus Vladimir Putin më pas nënshkroi me shpejtësi një ligj që ndalon amerikanët të birësojnë fëmijë rus.
XS
SM
MD
LG