Lidhje

President Obama nderon rreshterin Romesha me medaljen më të lartë


Presidenti Barak Obama nderoi me Medaljen e Nderit, çmimi më i lartë ushtarak i vendit, një veteran të ushtrisë, që luftoi talebanët në një betejë të ashpër që zgjati gjithë ditën.

Zoti Obama tha se veprimet e rreshterit Klinton Romesha atë ditë tetori të vitit 2009 shpëtuan jetët e 50 ushtarëve amerikanë të vendosur në një postë pranë kufirit afgan me Pakistanin, kur u sulmua nga mbi 300 luftëtarë talebanë
.
8 ushtarë amerikanë u vranë gjatë sulmit dhe 22 të tjerë u plagosën, duke përfshirë rreshterin Romesha.

Rreshteri Klinton Romesha është ushtaraku i katërt i gjallë që merr Medaljen e Nderit për veprime heroike në Irak apo Afganistan.
XS
SM
MD
LG