Lidhje

Medalja Presidenciale e Meritave për Dr. Elez Biberaj


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dekoroi sot me Medaljen Presidenciale të Meritave, drejtorin e Divizionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj.

Në vendimin e presidentes Jahjaga thuhet se zoti Biberaj është dekoruar për veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e çështjes së Kosovës.

Medalja Presidenciale e Meritave, u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, shërbim civil etj.

Medalja u nda sot në një ceremoni të posaçme me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, me ç’rast janë dekoruar shumë emra nga e kaluara historike e Kosovës si dhe veprimtarë vendas e ndërkombëtarë që kanë luajtur rol në proceset politike në Kosovë dhe rreth saj.
XS
SM
MD
LG