Lidhje

Nestle tërheq produkte nga tregu


Kompania më e madhe e ushqimit në botë, tërhoqi nga tregu në Itali dhe Spanjë makaronat me mish viçi; provat e AND-së tregojnë praninë e mishit të kalit në to

Kompania më e madhe e ushqimit në botë, Nestle, tërhoqi nga tregu në Itali dhe Spanjë makaronat me mish viçi, duke thënë se provat e AND-së tregojnë praninë e mishit të kalit në to.

Kompania njoftoi dje se ka zbuluar më shumë se 2 përqind mish kali në dy produkte – ravioli me mish viçi dhe tortellini të shitura nën markën Buitoni. Kompania tërhoqi nga tregu produktin e mishit të ngrirë të shitur për bizneset e shërbimit në Francë.

Po dje, firma gjermane Lidl tërhoqi nga tregu produktet e saj në Finlandë dhe Suedi pasi konfirmoi praninë e mishit të kalit.

Skandali me mishin e kalit nisi në fillim të vitit në Britani kur prania e tij u gjet në ushqime të ngrira të shitura nga gjidandi suedez Findus. Ushqimet ishin prodhuar nga kompania franceze Cogel që ishte furnizuar me mish nga firma Spanghero.

Në fillim të muajit, minitri i jashtëm francez Laurent Fabius bëri thirrje për sanksione mbi kompanitë që kanë shitur mishin e kalit si mish viçi.
XS
SM
MD
LG