Lidhje

Teksas; vdes në rrethana të dyshimta një fëmijë rus i birësuar


russian child
russian child

Autoritetet në perëndim të Teksasit, po hetojnë vdekjen e një djali tre-vjeçar i lindur në Rusi dhe i birësuar nga një çift amerikan.

Autoritetet në krahinën Ektor, në perëndim të Teksasit, po hetojnë vdekjen e një djali tre-vjeçar i lindur në Rusi dhe i adoptuar nga një çift amerikan që jetojnë në atë zonë. Një ekzaminues mjekësore ngriti pyetje në lidhje me keqtrajtim të mundshëm pas një inspektimi paraprak të trupit të djalit, i cili tani është duke kaluar nëpër autopsi.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Greg Flakus, njofton nga Teksasi se autoritetet shtetërore dhe lokale po hetojnë njëkohësisht mbi vdekjen e tre-vjeçarit Max Shatto më 21 janar në qytezën Odessa të Texasit, por ata ende nuk kanë përcaktuar shkakun dhe nuk kanë bërë ndonjë arrestim. Rreshteri Gary Duesler i zyrës së sherifit të krahinës thotë se për zbardhjen e çështjes tani po punojnë disa agjenci vendore.

"Zyra e ekzaminimit mjekësor dhe natyrisht, zyra jonë po merret me këtë çështje, po ashtu edhe shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve, sepse kjo nuk duket si një vdekje të natyrshme. Pra, ne dërguam trupin për një autopsi dhe jemi duke pritur për rezultatet."

Rreshteri Duesler thotë se Odessa është një qytezë shumë e vogël që të ketë një strukturë mjekësore të saj për të kryer autopsi, dhe raste të tilla janë trajtuar shpesh nga një spital në një qytet të madh si Dallas. Ai thotë se hetuesit kanë folur me familjen, por nuk kanë ngritur ndonjë padi.

"Nodhemi në fillim të hetimit për zgjidhjen e kësaj çështjeje së bashku. Ky është një hetim në vazhdim prandaj nuk mund të themi gjë deri sa të kemi rezultatet nga autopsia ".
XS
SM
MD
LG