Administrata e presidentit Barack Obama ka paraqitur një dokument ligjor në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar ligjin e viti 1996 i cili e përcakton martesën si një bashkim mes një burri e një gruaje.
Dokumenti, i paraqitur dje, shënon herën e parë që një president amerikan mbështet të drejtën për martesën brenda të njëjtës gjini përpara Gjykatës së Lartë.
Pozicioni i Shtëpisë së Bardhë është se Akti i Mbrojtjes së Martesës shkel garancinë që jep kushtetuta për mbrojtje të barabarë sipas ligjit.
Akti i praqitur në Gjykatën e Lartë thotë se ligji u mohon përfitimet federale dhjetëra e mijëra çifteve të martesë së të njëjtit seks, të cilat i gëzojnë çiftet heteroseksale.
Çështja e çuar në Gjykatën e Lartë ka të bëjë me Edith Windsor, një grua lesbike e cila ishte martuar ligjërisht me partneren e saj të shumë viteve.
Gjithsesi, zonjës Windsor i është kërkuar që të paguajë një taksë të lartë kur partnerja e saj vdiq sepse martesa e tyre nuk konsiderohej e ligjshme sipas Aktit të Mbrojtjes së Martesës.