Lidhje

Jep dorëheqjen kleriku më i lartë në Britani


Kleriku më i lartë katolik në Britani dha dorëheqjen.

Kardinali Keith O'Brien paraqiti dorëheqjen pas akuzave nga tre priftërinj dhe një ish prift se O'Brien u soll në mënyrë të papërshtatshme me ta në vitet 1980.

Vatikani konfirmoi sot dorëheqjen e klerikut. Një zëdhënës tha se Papa Benedikti pranoi dorëheqjen e tij.

BBC-ja njoftoi se dorëheqja e kardinalit skocez e bë Britaninë pa përfaqësues në mbledhjen e fshehtë të kardinalëve që do të zgjedhin papën e ri.

Kardinali O'Brien kishte në plan të dilte në pension muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG