Lidhje

Kerry: Negociatat me Iranin kanë një afat


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se ka një periudhë të kufizuar kohore për negociata me Iranin mbi programin e tij të debatueshëm bërthamor.

Ai foli pas bisedimeve sot në Riad me ministrin e Jashtën saudit, princin Saud al-Faisal, i cili pohoi se “negociatat nuk mund të zgjasin pafundësisht. "

Zoti Kerry takohet gjithashtu sot me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, dy javë para se sekretari të shoqërojë presidentin Barack Obama në një udhëtin në Izrael.

Takimet në Arabinë Saudite ishin pjesë e turnout të pare të zotit Kerry jashtë vendit si sekretar i shtetit. Ai ka në plan ta përfundojë turneun e tij me ndalesa në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.
XS
SM
MD
LG