Një shkollë në Uashington po ndihmon vajzat afrikano-amerikane. Shumë nga familjet e tyre jetojnë nën nivelin e varfërisë prej 35 mijë dollarësh për një familje prej katër vetësh, në komunitete ku mbi gjysma e nxënësve e braktisin shkollën para se të shkojnë në shkollë të mesme. Po si po ua ndryshon jetën vajzave kjo shkollë e pazakontë?
Dita e tyre fillon me lutje.
Pastaj fillon mësimi në Shkollën Tetëvjecare për Vajza të Uashingtonit në kryeqytetin e vendit. 100 nxënëse shkojnë në këtë shkollë katolike. Ato vijnë nga familje me të ardhura të pakta dhe me histori të ndërlikuara familjare. Shumë prej tyre rriten nga një prind apo gjysh i vetëm.
Murgesha Mary Bourdon e themeloi shkollën para 14 vjetësh. Dhurimet private mbulojnë pjesën më të madhe të kostos, përfshirë atë të mësimdhënies prej 15 mijë dollarësh në vit dhe një program federal për drekë falas për nxënëset. Shkolla ndodhet në një zonë ku shtatzania mes adoleshenteve është e lartë dhe shumë vajza rrezikojnë ta brasktisin shkollën.
"Ne donim ta kishim shkollën këtu ku mund të gjenim vajzat në vitet e shkollës tetëvjecare dhe të ndërhynim në mënyrë që ato t’i hyjnë një rruge drejt një jete të shëndetshme dhe të lumtur”.
Motër Bourdon thotë se shpesh vajzat që vijnë për të filluar shkollën janë nën nivelin për moshën e tyre dhe nuk kanë motovim.
"Një nga gjërat e para që bëjmë është të marrim mësues që t’i frymëzojnë dhe t’u ushqejnë dashurinë për të mësuarin. Ato marin vëmendje individuale".
Klasat nuk kanë shumë nxënës, duke u dhënë mundësi mësuesve si Kelly Lockard për të punuar me to një nga një.
"Nëse arrij të ndërtoj këtë lloj marrëdhëniejë me to dhe nëse ato arrijnë të më besojnë, do të ndihmonte me motivimin. Si edhe ndihmon që ato të ndjehen mirë dhe të mund të pyesin ç’të duan për matematikën apo jetën”.
Neaje po arrin rezultate të shkëlqyera dhe do që të bëhet mjeke.
"Në shkollat e tjera nuk kishin mundësitë që ka kjo shkollë dhe nuk tregonin të njëjtën dashuri dhe të njëjtin kujdes. Ne të gjithë presim shumë nga vetja, ashtu si edhe mësuesit tanë”.
Makayla është një tjetër nxënëse e suksesshmes. Ajo erdhi në shkollë para tre vjetësh dhe ishte e drojtur dhe jo me shumë vetëbesim. Tani ajo është nxënëse model.
“Këtu motivimi është i lartë. Nuk ndjej se po marr arsimim të dobët apo se ndoshta unë nuk jam aq e zonja. Më duket sikur gjithkush pret që unë të bëj maksimumin”.
Makayla thotë se kjo shkollë i ka dhënë shpresë për atë që do të arrijë në jetë.
"Mendoj se duhet të ketë edhe shkolla të tjera si kjo sepse të jep një arsim cilësor dhe të ndihmon të jesh ambicioze”.
97 për qind e nxënëseve këtu mbarojnë shkollën e mesme, krahasuar me nën 50 për qind në shkollat publikë në Uashington. Kjo do të thotë sukses për një shkollë private që ndihmon vajzat të realizojnë ëndrrat e tyre.