Lidhje

Kandidatët në zgjedhjet vendore në Maqedoni


Në Maqedoni, mbrëmë në mesnatë ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetarë komunash dhe për anëtarë të Këshillave komunalë. Më 24 mars mbahen zgjedhjet vendore në tetëdhjetë komuna dhe në qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë administrative.

Shqiptarët pritet të fitojnë postet e prefektëve në Tetovë, Gostivar, në Çair të Shkupit, në Dibër të Madhe, ndërsa pritet të zhvillohet një garë e vështirë në Strugë dhe në Kërçovë, ku është bërë ndarje në vija etnike.

Partitë rivale VMRO dhe Lidhja Social Demokrate kanë zyrtarizuar listat e përbashkëta në komunat e Strugës dhe të Kërçovës, ku shqiptarët përbëjnë një shumicë të thjeshtë, por Komisionet komunale të Zgjedhjeve i kanë hedhur poshtë listat si të paligjshme, me që VMRO-ja kishte dorëzuar më parë listat e saj, para marrëveshjes së ndërmjetësuar nga komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian Shtefan Fyle.

Ndërkohë, partitë shqiptare kanë bërë të ditur se do të mbështesin kandidatin e vetëm shqiptar, atë të Bashkimit Demokratik për Integrim, për kryetar të komunës së Kërçovës.
XS
SM
MD
LG