Lidhje

Shoqërohet me tensione vizita e Sek. Hegëll në Kabul


Vizita e parë e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Çak Hegëll, në Afganistan u shoqërua nga një fjalim i ashpër nga Presidenti afgan, Hamid Karzai, si dhe nga një seri kërcënimesh serioze për sigurinë që detyroi anullimin e një konference të paracaktuar shtypi.

Autoritet nuk dhanë hollësi për çështjet e sigurisë, por një ditë më parë dy shpërthime vetvrasëse, një në Kabul dhe një tjetër në Khost, lanë të vrarë 19 vetë. Shpërthimi në Kabul kishte si objektiv ministrinë afgane të Mbrojtes, ndërkohë që zoti Hegëll po vizitonte kryeqytetin.

Në një fjalim dje para dite, Presidenti Karzai akuzoi Talebanin se ishte vënë në “shërbim të Amerikës”, duke përdorur sulmet si ato të së shtunës për të trembur popullin afgan dhe duke e detyruar atë të kërkojë që forcat e huaja të qendrojnë në Afganistan edhe pas afatit të caktuar për në vitin 2014.

Në komentet për gazetarët që po udhëtojnë me të, sekretari Hegëll tha se u shpresh “qartë dhe hapur” në takimin me zotin Karzai, duke i thënë atij se nuk është e vërtetë që Shtetet e Bashkuara po punojnë në mënyrë të njëanëshme me Talebanin. Ai tha se perspektiva e paqes apo çdo zgjedhje politike “duhet të udhëhiqet nga afganët”.

Gjenerali më i lartë amerikan në Afganistan, Joseph Dunford, iu kundërpërgjigj ashpër komenteve të presidentit afganë duke thënë se: “ne kemi luftuar ashpër gjatë 12 viteve të kaluara, kemi derdhur shumë gjak, dhe nuk mund të mendohet që dhuna apo paqëndrueshmëria mund të përdoret si avantazh për ne”.
XS
SM
MD
LG