Lidhje

Dy milionë fëmijë sirianë kanë nevojë për ndihmë humanitare


Sipas një raporti të ri, dy milionë fëmijë sirianë kanë nevojë për ndihmë humanitare, pas dy vjet konflikti, që ka ndikuar në mënyrën e ushqyerjes së tyre, tek shkollimi dhe kushtet përshtatshme sanitare për të jetuar.

Grupi i ndihmave “Save the Children” publikoi sot një raport, ku theksonte pasojat e krizës siriane tek “viktimat e harruara” të luftimeve. Në raport thuhet se shkollat dhe spitalet janë dëmtuar nga luftimet mes forcave rebele dhe luftëtarëve të qeverisë siriane, dhe se thuajse çdo familje me të cilat grupi bisedoi, tha se nuk kishin as kushtet minimale sanitare.

Raporti i bën thirrje të gjitha palëve në konflikt, që të lejojnë ndihmën humanitare t’u shkojë personave në nevojë dhe t’i jepet fund përdorimit të lëndëve shpërthyese në zonat e populluara.

Raporti i bën thirrje luftëtarëve t’i japin fund rekrutimit të fëmijëve ushtarë, një praktikë për të cilën hetuesit e Kombeve të Bashkuara thanë në se është duke u përdorur si nga ushtria, edhe nga rebelët.
XS
SM
MD
LG