Një valë protestash masive në rrugët eTajvanit ka bërë që qeveria e ishullit të rishqyrtojë ndërtimin e një central të katërt bërthamor. Demonstruesit thonë se centrali do të kërcënojë banorët e bregdetit verior të Tajvanit.
Rreth 220 mijë njerëz dolën në demonstrata të zhurmshme dhe emocionale në tre qytetet më të mëdha të Tajvanit për të kërkuar që qeveria të ndalë planet për të ndërtuar centralin e katërt bërthamor të energjisë në ishull. Ato ishin protestat më të mëdha që kur Presidenti Ma Ying-jeou mori detyrën në vitin 2008.
Demonstruesit thanë se janë të shqetësuar për një katastrofë të ngjashme me atë të Fukushimës në Japoni.
Lee Yi-chun, një inxhiniere 40-vjeçare informatike nga Taipei, thotë se iu bashkua një demonstrate të shtunën, sepse ka frikën e një aksidenti bërthamor.
Ajo thotë se çështja kryesore është marrja në konsideratë e një fatkeqësie të ngjashme me atë në Japoni. Ajo thotë se centrali japonez kishte kaluar nëpër një inspektim rigoroz dhe menaxhimi i tij nuk ishte i keq, por kjo nuk do të thotë se një tërmet apo cunami nuk do të shkaktojë dëme ose papritmas të ndërpresë energjinë elektrike në fabrikë, duke çuar në një situatë të veshtirë.
Centrali i katërt bërthamor i Tajvanit tashmë ka ndjerë një pjesë të goditjeve. Kompanisë qeveritare e Energjisë në Tajvan filloi punën për centralin në vitin 1999.Agjencia gjysmë-zyrtare e Lajmeve Qëndrore thotë se deri tani janë shpenzuar gati 9 presje 3 miliard dollarë për ndërtimin e tij. Në vitin 2000, opinioni publik bëri që qeveria e Tajvanit të ndalte punën në stacionin e energjisë, që është afër një prej plazheve më të njohura të Tajvanit. Por parlamenti urdhëroi që projekti të rifillonte një vit më vonë. Qeveria e zotit Ma kishte planifikuar paraprakisht të fillonte operacionet vitin e kaluar.
Tajvani ka pak burime të veta të karburanteve fosile dhe shpreson që energjia bërthamore do të ulë varësinë nga importet shpeshherë të kushtueshme. Në Tajvan nuk ka pasur aksidente bërthamore dhe kompania e energjisë është zotuar se centrali i katërt do të jetë i sigurt. Energjia bërthamore përbën 12 për qind të totalit të kapaciteteve të prodhimit të energjisë për ishullin.
Protestat kundër energjisë bërthamore në Tajvan ishin shuar, para tërmetit të vitit 2011 në Japoni. Kur tre centralet e para bërthamore filluan të operojnë në vitet 1970, qytetarët i pranuan ato si pjesë e zhvillimit të shpejtë ekonomik të Tajvanit. Sot, dy uzina veprojnë përgjatë plazheve publike që tërheqin mijëra turistë.
Qyteti Nju Taipei, ku është ndërtuar centrali, është duke u bërë thirrje njerëzve për të ngritur zërin dhe pushtetit qendror për të dëgjuar. Muajin e kaluar, qeveria propozoi një votim popullor lidhur me ndërtimin e centralit të katërt bërthamor.
Aktivistët anti-bërthamorë planifikojnë protesta për të mbledhur nënshkrime për referendumin. Ndërkohë, qeveria po përpiqet të bindë publikun për sigurinë e centralit bërthamor.