Lidhje

Sekretari i Shtetit Kerry në Afganistan


Sekretari amerikan i Shtetit bëri një vizitë të panjoftuar në Afganistan.

John Kerry mbërriti sot në Kabul për bisedime me presidentin afgan Hamid Karzai rreth sigurisë dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme afgane.

Udhëtimi i diplomatit të lartë amerikan pason një marrëveshje për transferimin e të burgosurve të fundit afgan të mbajtur nga ushtria amerikane.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thane se janë besim se të burgosurit më të rrezikshëm do të vazhdojnë të mbahen dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë.

Sot paradite, Afganistani mori në kontroll ndërtesën e fundit të paraburgimit në Parvan, që ndodhet pranë bazës ushtarake amerikane të Bagramit.
XS
SM
MD
LG