Lidhje

Shitet në ankand unaza e gruas së Napoleonit


Unaza e fejesës dhënë nga Napoleon Bonaparte bashkëshortes së tij të ardhshme habiti blerësit në një ankand të dielën (24 mars), duke tejkaluar vlerësimin fillestar dhe duke arritur të shitej për gati 900 mijë euro.

Organizatorët e shitjes thanë sot se shuma ishte një rekord botëror për një unazë historike, dhe firma e ankandit, Osenat e kishte vlerësuar atë fillimisht me një shumë më modeste prej 10 deri në 15mijë euro.

Ekspertët thanë se dimensionet modeste të diamantit dhe unaza safir, dhënë Josephine de Boarne rreth kohës së fejesës së tyre në vitin 1796, reflekton fillimet relativisht modeste të njeriut që do të bëhej perandor.

Çifti pati një marrëdhënie pasionante të shoqëruar me shumë letra dashurie shkruar nga Napoleoni kur ai ishte në fushatë në ditët e para.

Unaza - e cila u shit për 896 mijë e 400 euro - ishte pjesë e një koleksioni objektesh historike në Fotenblo. Gjithashtu në shitje ishte një portret i rrallë i djalit të Napoleonit - me gruan e tij të dytë Marie Louise - jetëshkurtëri Napoleoni II.

Piktura është punuar nga Peter Krafft kur djali ishte vetëm 12 vjeç dhe gjithashtu tejkaloi vlerësimin e saj duke marrë 435 mijë e 600 euro.
XS
SM
MD
LG