Lidhje

Presidenti Obama nxit reformën e imigracionit


Obama Naturalization Ceremony
Obama Naturalization Ceremony
Presidenti Barak Obama po përpiqet t'u japë një shtytje të re përpjekjeve për reformën e sistemit të imigracionit.

Zoti Obama u bëri thirrje ligjvënësve ta paraqesin ligjin e reformës muajin tjetër, dhe tha se ka ardhur koha për ta riparuar një herë e mirë sistemin e imigracionit.

Presidenti i bëri komentet në ceremoninë e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë për natyralizimin e 28 shtetasve të rinj amerikanë, duke përfshirë 13 pjestarëve të shërbimit aktiv ushtarak.

Në muajin janar, një grup prej 8 senatorësh demokratë dhe republikanë shpallën planin për një një reformë gjithpërfshirëse të imigracionit. Por disa hollësi të këtij plani ende nuk janë përpunuar.
XS
SM
MD
LG