Lidhje

SHBA, Raporti mbi gjendjen ekonomike


Departamenti i Tregtisë thotë se kërkesat për mallra afatgjata u rritën 5,7 për qind për muajin shkurt.

Raporti ekonomik botuar të martën tregon një tablo të përzjerë të ekonomisë amerikane, e cila ngadalë po rimëkëmbet nga kriza më e rëndë në dekada.

Kërkesat për prodhimet e fabrikave u rritën fuqishëm në shkurt. Departamenti i Tregtisë thotë se kërkesat për mallra afatgjata u rritën 5,7 për qind për muajin shkurt.

Përveç kësaj, një grup privat kërkimor raporton se çmimet e banesave në 20 qytetet më të mëdha u rritën më shumë se 2 për qind në 12 muaj. Problemet e rënda në tregun e shtëpive ishin faktor kyç në krizën financiare.

Në kontrast me këto raporte optimiste, masa e besimit të konsumatorit ra ndjeshëm në muajin mars. Studiuesit thonë se ngërçi politik mbi financat e qeverisë i bëri konsumatorët të shqetësohen në lidhje me ekonominë. Ekonomistët e shikojnë nga afër besimin e konsumatorit për shkak se kërkesa konsumatore drejton rreth 70 për qind të aktivitetit ekonomik amerikan.
XS
SM
MD
LG