Lidhje

Ankesa për parregullsi në Kërçovë


Partitë maqedonase janë ankuar për parregullsi lidhur me procesin e votimit në shtatë qendra votimi në Kërçovë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të vendosë në një afat prej 48 orësh lidhur me këto dhe ankesat e parashtruara të partive të tjera. Në Kërçovë fitoi kandidati shqiptar për kryetar komune nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim me votat e të gjithë shqiptarëve të komunës dhe të emigrantëve të cilët erdhën posaçërisht për të votuar.

XS
SM
MD
LG