Lidhje

Sekretari Kerry në Paris


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ishte sot në Paris për bisedime me Ministrin e Jashtëm francez Laurent Fabius. Ai mbërriti në kryeqytetin francez pas një turneu në pesë vende.

Sekretari i Shtetit Kerry arriti në Paris dje, pas një turneu gjatë të cilit vizitoi pesë vende. Ai vizitoi Izraelin, Autoritetin Palestinez dhe Jordaninë me presidentin Obama dhe pastaj shkoi në Irak dhe Afganistan.

Franca është një prej disa vendeve evropiane që do të dëshironin t'u dërgonin ndihma ushtarake kryengritësve sirianë. Ajo gjithashtu ka kërkuar nga SHBA të shtojnë ndihmën.

Franca dhe Britania kërkojnë që kryengritësit në Siri të ndihmohen më drejtpërdrejt me armatime ndërkohë që Shtetet e Bashkuara thonë se do ta vazhdojnë ndihmën, por jo me armatime.

Sekretari Kerry u takua edhe me udhëheqës të biznesit dhe sipërmarrës francezë për të diskutuar mbi rrugët e nxitjes së rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në të dyja anët e Atlantikut.
XS
SM
MD
LG