Lidhje

Të pavlefshme zgjedhjet në 13 qendra të Çairit


Në Maqedoni, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar ankesat e Partisë Demokratike Shqiptare për anullimin e votimit në trembëdhjetë qendra votimi në komunën e Çairit në Shkup.

Komisioni, me përkrahjen edhe të përfaqësuesve të partisë VMRO-DPMNE, vlerësoi se ka pasur falsifikim të votave në këto qendra votimi dhe vendosi përsëritjen e procesit të votimit për më shtatë prill.

Komuna e Çairit në Shkup, me shumicë shqiptare, është drejtuar nga shqiptarët që pas Marrëveshjes së Ohrit kur u bë ndarja administrative e komunave.

Në zgjedhjet e 24 marsit atje më së shumti vota, mbi 52 përqind mori kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, i cili garonte për një mandat të tretë.
BDI e ka quajtur vendim politik atë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që synon të dëmtojë shqiptarët dhe tenton të njollosë peshën politike të Çairit, sipas partisë.

Ndërkohë, ankesat e partive maqedonase për votimin në Kërçovë nuk janë miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG