Lidhje

Një film për qytezën e Muscle Shoals


Disa prej këngëve më të famshme të regjistruara në vitet 1960, janë prodhime të një studioje në një qytet të vogël në veri të Alabamës i quajtur Muscle Shoals. Aretha Franklin, Percy Sledge, Bob Dylan, The Rrolling Stones kanë regjistruar në atë qytet dhe ende vazhdojnë. Një film i ri dokumentar tregon historinë e qytetit. Ky film u shfaq në Festivalin e filmit “South by Southwest” në Austin të Texasit.

Muscle Shoas, me një popullësi prej 13 mijë banorësh, shtrihet në brigjet e lumit të Tenessit, “lumi që këndon” sipas legjendës së amerikanëve vendas.
Gjatë 50 viteve të kaluara, disa prej muzikantëve më të njohur kanë regjistruar këngë të mëdha në këtë vend. Regjisori Greg Camalier shpjegon arsyen.

“Kjo është një zonë rurale e Amerikës, vendet e tjera po kaq të mira në Amerikë, janë urbane”.

Kjo nisi sipas vizionit të Rick Hallit, thotë regjisori Camalier. Hall ngriti studiot FAME në Muscle Shoals në fund të viteve 1950.

“Kënga e parë që u kthye në një këngë të famshem ishte ajo e kënduar në një hotel , nga Arthur Alexandër. Kënga titullohej “You better move on”.

Duke përdorur filma dhe fotografi të vjetra, dokumetari tregon se si Halli zhvilloi një lloj të ri tingulli muzikor mbështetur tek aftësitë e inxhinierëve të studios dhe mbështetjen e talenteve vendase, pavarsisht racës.

Në kohën kur Guvernatoi i Alabamsë George Wallace kundërshtonte përpjekjet për heqjen e dallimit racor, muzikantë të bardhë e të zinj në këtë skaj të shtetit punoni sëbashku e prodhonin këngë të famshme.

Një prej yjeve të dalë nga kjo zonë, është Percy Sledge.

"Njerëzit nga gjithë bota nisn të dëgjojnë këngët e prodhuar këtu dhe ata e pëlqenin tingullin e tyre”.

Grupi britanik i rokut, The Rrolling Stones, është mes atyre që kanë ardhur në Muscle Shoals. Regjisori Camalier intervistoi Mick Jagger dhe Keith Richardson për filmin e tij.

Gjatë kësaj kohe muzikantët nisën të ndërtojnë studiot e tyre në Muscle Shoals, dhe sot ka disa në këtë qytet.

Filmi rrëfen histori të pathëna, për të cilat njerëzit e kësaj zone janë kureshtarë.

”Ata e shfaqën filmin aty, dhe tani njerëzit përqafojnë të kaluarën e tyre, trashëgimin e tyre dhe mësojnë më shumë për të “.

Filmi “Muscle Shoals” është në kinema dhe do të nisë transmetimin edhe në televizionin publik në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG