Lidhje

Humbjet në bankat e Qipros


Zyrtarët në Qipro thonë se klientët e bankës më të madhe në vend mund të humbasin deri në 60 për qind të parave që ata kanë, mbi shumën e 128 mijë dollarëve.

Rreth 40 për qind e të gjitha kursimeve do të konvertohen në aksione të bankës, ndërsa pjesa tjetër mund të ngrihen, mund të marrin formën e një tjetër kapitali, ose në fund të fundit, mund të mos pagohen më kurrë.

Këto kushte janë në kuadrin e paketës së ndihmave që Bashkimi Evropian po i jep Qipros, për ta shpëtuar vendin-ishull nga falimentimi.

Bankat në Qipro u rihapën të enjten, për të parën herë pas dy javësh, ndërsa qeveria negocioi paketën me vlerën e 13 miliardë dollarëve me fqinjët evropianë, Bankën Qendrore Evropiane dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG