Lidhje

Shtohen mundësitë e një ligji të ri për kontrollin e armëve


Dy senatorë amerikanë me peshë thonë se kanë arritur një marrëveshje për të zgjeruar kontrollet e së kaluarës së blerësve të armëve të zjarrit në panairet e armëve dhe në Internet, duke shtuar kështu mundësitë për miratimin e shpejtë të një projekt-ligji mbi kontrollin e armëve.

Senatori demokrat, Joe Manchin nga shteti i Virxhinias Perëndimore dhe Senatori republikan Patrick Toomey nga Pensillvenia negociuan marrëveshjen, duke e quajtur "një kompromis të vërtetë", që nuk shkel të drejtën kushtetore për armëmbajtje.

Propozimi duket se është shpresa më e mirë për një projekt-ligj domethënës për kontrollin e armëve, pas vrasjes në dhjetor të 20 nxënësve dhe 6 të rriturve në shkollën fillore Sandy Hook në Newtown të shtetit Konektikat.

Senatorët Manchin dhe Toomey thanë se propozimi i tyre, që ka të ngjarë të miratohet në Senat, do të përfshijë kontrolle të zgjeruara të së kaluarës së blerësit, më shumë fonde për sigurinë e shkollave si dhe kufizime më të shumta për trafikun e armëve.
Por ndalimi për armët e zjarrit me kapacietet të shpejtë dhe të madh duket se nuk ka shumë shanse për t’u miratuar në Senatin me shumicë demokrate. Masa të tilla përballen me një kundështim edhe më të ashpër në Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë republikane.
XS
SM
MD
LG