Lidhje

16 të vrarë në Siri


Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se forcat qeveritare sulmuan nga ajri një fshat kurd dhe shkatëruan minaret e një xhamie

Aktivistë sirianë të të drejtave të njeriut thonë se forcat qeveritare vranë 16 njerëz me një sulm ajror në një fshat kurd dhe shkatëruan minaret e një xhamie, e cila ndihmoi në fillimin e lëvizjes rebele dy vjeçare të Sirisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër tha se sulmi ajror i forcave qevetitare vuri në shënjestër fshatin Hadad në provincën verilindore Hassakeh të mbizotëruar nga rebelët. Aktivistët thanë se disa gra dhe fëmijë ishin mes të vrarëve nga sulmi i sotëm.

Aktivistët sirianë publikuan gjithashtu një video në YouTube, ku shikohet rrëzimi i minareve në xhaminë Omari në qytetin jugor të Daraas, me sa duket nga predhat e trupave qeveritare.

Aktivistët akuzuan qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad për sulmin "barbar" kundër xhamisë, e cila mendohet të jetë më shumë se një mijë vjeçare. Ajo ka shërbyer edhe si strehë e aktivistëve të opozitës, të cilët ishin mes të parëve që organizuan protesta paqësore kundër sundimit autokrat të zotit Assad në Daraa në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG