Lidhje

Londër - Masa sigurie në prag të funeralit të znj.Thatcher


LONDON
LONDON

Masa sigurie janë vendosur rreth katedrales përpara ceremonisë. Policia Metropolitane thotë se më shumë se 4 mijë policë do të dislokohen për të ofruar siguri për funeralin.

Policia britanike ka forcuar sigurinë në Londër për funeralin e ish-kryeministres Margaret Thatcher. Zyrtarët thonë se nuk kanë plane për të anulluar as funeralin sot dhe as maratonën e Londrës të dielën në vazhdën e sulmeve me bomba të hënën në Boston.

Më shumë se 2 mijë njerëz pritet të marrin pjesë sot në funeralin e zonjës Thatcher në Katedralen e Shën Palit në Londër. Mbretëresha e Britanisë Elizabeth do të bashkohet me udhëheqës politikë, dhe personalitete të huaj të famshëm të pranishëm.

Trupi i ish-kryeministres u vendos dje në pallatin Westminster për të pushuar aty gjatë natës para funeralit sot. Arkivoli i saj do të kalojë në procesion të mërkurën në mëngjes nga Kapella e Forcave Ajrore Mbretërore për në Katedralen e Shën Palit në Londër ndërsa në të dy anët e rrugës do të rreshtohen pjestarë të ushtrisë britanike, marinës dhe forcave ajrore.

Masa sigurie janë vendosur rreth katedrales përpara ceremonisë. Policia Metropolitane thotë se më shumë se 4 mijë policë do të dislokohen për të ofruar siguri për funeralin.

Zyrtarët britanikë thonë se kanë plane për të rivlerësuar sigurinë për dy ngjarjet masive në Londër këtë javë, pas shpërthimeve në Boston, por shtojnë se përgjigja më e mirë për këtë sulm terrorist është që ngjarjet të zhvillohen siç janë planifikuar dhe njerëzit të dalin nëpër rrugë.
XS
SM
MD
LG