Sot, qeveria e Serbisë miratoi marrëveshjen me Kosovën, të arritur të premten në Bruksel në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Në një njoftim për opinion thuhet se qeveria ka udhëzuar ministritë përkatësie, dhe mekanizmat tjerë që të ndërmarrin të gjitha veprimtaritë për zbatimin e marrëveshjes, si dhe të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë bisedimeve teknike me Kosovën.
Kryeministri serb, Ivica Daçiç e ka njoftuar shefen e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton me vendimin e njëzëshëm të qeverisë së tij.