Lidhje

Paul Kevin Curtis lirohet nga paraburgimi


Paul Kevin Kurtis
Paul Kevin Kurtis

Curtis u arrestua javën e kaluar në shtëpinë e tij në Korint, Misisipi, dhe u akuzua për dërgimin e letrave me ricin presidentit Obama, senatorit Roger Wicker dhe një gjyqtari në Misisipi

Një zyrtar federal thotë se personi i akuzuar për dërgimin e letrave me helm ricin për presidentin Barak Obama, për një senator dhe për një gjykatës në Misisipi është liruar nga paraburgimi.

Zyrtari federal i rendit, Jeff Woodfin thotë Paul Kevin Curtis është liruar nga paraburgimi dhe nuk e di nëse ka pasur ndonjë kusht për lirim e tij.

Curtis u arrestua javën e kaluar në shtëpinë e tij në Korint, Misisipi, dhe u akuzua për dërgimin e letrave me ricin për presidentin Obama, senatorin Roger Wicker dhe për një gjyqtar në Misisipi.

Hetuesit dëshmuan se gjatë kontrollit, ata nuk gjetën ndonjë gjurmë të helmit ricin në shtëpinë Curtisit apo në makinën e tij, dhe as ndonjë shenjë se ai mund të kishte bërë kërkime në internet për të mësuar se si përgatitej helmi.

Nëpërmjet një avokati, 45-vjeçari Curtis ka thënë se ai është i pafajshëm. Më parë, zyrtarët anuluar një paraburgim dhe dëgjimin e dëshmive paraprake të planifikuar për të dje.
XS
SM
MD
LG