Një shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin çek Pragë, ka plagosur gati 40 vetë, duke bërë që policia të mbyllë një zonë turistike dhe të evakuojë ndërtesat përreth.
Policia tha se shkaku i shpërthimit në rrugën Divadelni nuk është i qartë, por ka spekulime se është shkaktuar nga një rrjedhje gazi. Nga shpërthimi u thyen disa dritare të Teatrit Kombëtar aty pranë. Një njoftim tjetër thotë se shpërthimi u dëgjua deri në Kështjellën e Pragës.
Zyrtarët thanë se disa persona mund të jenë të bllokuar në ndërtesën ku ndodhi shpërthimi.