Lidhje

Bangladesh: Paisje të rënda për pastrimin e rrënojave


Punëtorët në Bangladesh filluan të përdorin pajisje të rënda për të pastruar rrënojat e një kompleksi fabrike që u shemb javën e kaluar në kryeqytetin Daka duke vrarë të paktën 380 njerëz.

Ekipet filloi pastrimin mbetjeve sot, pas disa ditë përpjekjesh për kërkim shpëtim me vegla dore, dhe pas një zjarri që u dha fund gjasave se dikush tjetër do të dilte gjallë në rrënojat.

Kryeministri Sheikh Hasina vizitoi vendin e ndërtesës sot, ndërsa të afërmit e viktimave u mblodhën në këtë qendër duke mbajtur fotografitë e të dashurve të tyre në duar.

"Kam humbur vajzën. Nuk mund ta kuptoj si mund të jetoj familja pa të. Ajo ishte e vetmja që siguronte të ardhura për familjen. I jati i saj është çmendur që kur morri lajmin.''

Ndërkohë autoritetet njoftuan dje se kanë ndaluar Mohammed Sohel Rana, pronarin e kompleksit të fabrikës, i cili ishte zhdukur që kur ndodhi katastrofa të mërkurën.

"Ishte në kufi për të ikur në Indi. Kishte mundësi t’ja arrinte qëllimit. Morëm një informacion dhe dërguam një helikopter duke siguruar ta arrestonim në pikën e kontrollit."

Policia tha se Rana dhe menaxherët e fabrikës injoruan paralajmërimet e zyrtarëve për të evakuuar njerëzit nga ndërtesa pasi inspektorët gjetën plasaritje në të gjatë një inpektimi të martën.

Deri tani autoritetet kanë arrestuar shtatë persona në total lidhur me shembjen.

Më shumë se 3,000 njerëz ishin në ndërtesë në kohën e katastrofës. Numri i të vdekurve pritet të shtohet ndërsa qindra njerëz vazhdojnë të jenë të zhdukur.
XS
SM
MD
LG