Lidhje

Ministri saudit: Idea e pavarësisë nga nafta e huaj,naive


Ali al Naimi, Ministri saudit i Naftës
Ali al Naimi, Ministri saudit i Naftës

Ministri saudit i naftës Ali al-Naimi thotë se Shtetet e Bashkuara janë naivë të mendojnë se mund të bëhen të pavarur nga nafta e Lindjes së Mesme.

Ministri saudit i naftës Ali al-Naimi thotë se Shtetet e Bashkuara janë naivë të mendojnë se mund të bëhen të pavarur nga nafta e Lindjes së Mesme.

Al-Naimi i tha një audience në Uashington të martën se ai mirëpret një rritje të prodhimit të naftës dhe gazit si gjë të mire për ekonominë amerikane dhe të furnizimet botërore të naftës.

Por ai tha se ideja e pavarësisë së energjisë është naive sepse tregjet globale të energjisë janë të ndërlidhur.

Që nga embargoja e naftës së Lindjes së Mesme në vitin 1973, shumë amerikanë, përfshirë Presidentin Barak Obama dhe paraardhësve të tij, kanë thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëhen të pavarur nga nafta e huaj. Ata thonë se pavarësia e energjisë është vendimtare për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG