Lidhje

Pamja e Mandelës në TV shkakton debate


Nelson Mandela
Nelson Mandela
Televizioni i Afrikës së Jugut ka transmetuar një video me pamje të brishtë të Nelson Mandeles - shfaqja e tij e parë në publik pasi u shtrua në spital përsëri muajin e kaluar.

Video tregon zotin Mandela ulur në një karrige, një batanije që mbulon gjunjët e tij, ndërsa mjekë e politikanë - përfshirë presidentin Jacob Zuma - flasin dhe pozojnë prapa karriges së tij.

Presidenti Zuma i tha radios SABC të Afrikës së Jugut se zoti Mandela është "mirë me shëndet" Por shumë afrikano-jugorë në mesazhet e tyre në media sociale, thonë se ish-presidenti 94-vjeçar nuk duket mirë dhe akuzojnë partinë në pushtet ANC se është duke e shfrytëzuar zotin Mandela për qëllime politike.

Partia më vonë tha se video e Z. Mandelës - ikonë e lëvizjes anti-aparteidit - ishte "në interes të publikut" dhe nuk ishte për oportunizëm politik.

Partia ANC tha gjithashtu se qëndron pas deklaratave të saj se zoti Mandela, ndërsa duket i brishtë, është në shëndet të mirë dhe gjendje të mirë shpirtërore.
XS
SM
MD
LG