Lidhje

Përplaset anija e mallrave në Gjenovë


Në Itali, të paktën 5 persona humbën jetën pasi një anije mallrash u përplas në një mjedis të portit të Genovës.

Kulla e kontrollit 50 metra e lartë u rrëzua gjatë aksidentit, që ndodhi mbrëmë vonë, ndërsa ishte duke u nisur anija Jolly Nero.

Të paktën 4 persona të tjerë u plagosën, ndërsa disa të tjerë nuk janë gjetur ende, ngaqë aksidenti ndodhi në orët e ndërrimit të turnit. Disa nga personat e zhdukur mendohet se ndodhen nën rrënojat e kullës së rrëzuar.
XS
SM
MD
LG