Lidhje

Kosovë: Jep dorëheqje shefi i Agjencisë së privatizimit

Shefi i agjencisë së privatizimit, Blerim Rexha dha dorëheqje pas shqetësimeve që nxiti largimi i përfaqësueses amerikane nga kjo agjenci në fillim të kësaj jave.


Në Kosovë, shefi i Agjencisë së Privatizimit, Blerim Rexha, dha sot dorëheqje të pathyeshme nga ky post. Vendimi për dorëheqjen pasoi shqetësimet që nxiti dorëheqja e përfaqësueses amerikane Bernadette Roberts nga Bordi i kësaj agjencie.

Në një shpjegim të shkurtër për dorëheqjen e saj, ambasada amerikane në Prishtinë shprehu “shqetësimin në lidhje me udhëheqjen dhe drejtimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe nuk ndjehet më në gjendje që të jap një ndihmesë pozitive në punën e rëndësishme të agjencisë”.

Largimi i përfaqësueses amerikane nga ky institucion, u cilësua si lajm i keq për Kosovën edhe nga zyrtarë të lartë institucionesh, partish politike dhe organizata joqeveritare.

Pas situatës së krijuar, shefi i kësaj agjencie, Blerim Rexha, sot shpalli vendimin për të dhënë dorëheqje të pakthyeshme.

Procesi i privatizimit i filluar pak pas luftës në Kosovë, vazhdimisht ka nxitur debate, posaçërisht rreth privatizimit të ndërmarrjeve me të mëdha publike dhe më fitimprurëse në Kosovë.
This item is part of
XS
SM
MD
LG