Lidhje

Vetvrasje në Notre Dam

Police officers stand guard in front of Notre Dame Cathedral, in Paris, Tuesday, May 21, 2013. Notre Dame has been evacuated after a man committed suicide in the 850-year-old monument and tourist attraction. (AP Photo/Thibault Camus)

Autoritetet në Paris thonë se një shkrimtar dhe aktivist francez i së djathtës ekstreme vrau veten para altarit të Katedrales së Notre Damit.

Zyrtarët thanë se në katedrale ndodheshin rreth 1 mijë e 500 vizitorë, kur 78-vjeçari Dominique Venner vrau veten me revole në kokë, pasi vendosi një letër në altarin e Katedrales.

Nuk u bë menjëherë e qartë përmbajtja e letrës. Megjithatë, në blogun e tij ai shkruante përçart për ligjin e kohëve të fundit që miratoi Franca për martesën mes homoseksualëve dhe për imigracionin nga Afrika.

Katedralja e Notredamit, një ndërtesë e stilit Gotik, ndodhet në ishull mbi lumin e Senës, dhe ajo është një nga objektet më të vizituara në Paris; çdo vit atë e vizitojnë mbi 13 milionë turistë. Këtë vit Katedralja e Notre Damit mbush 850 vjet.
XS
SM
MD
LG