Lidhje

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"


Zyrtarja e agjencisë amerikane të taksave në qendër të çështjes lidhur me vënien nën shënjestër të grupeve konservatore thotë se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se ka vendosur të ushtrojë të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit.

Lois Lerner, e cila drejton zyrën që vendos nëse grupe të ndryshme mund të përfitojnë nga përjashtimet tatimore, ushtroi sot të drejtën e saj kundër inkriminimit të vetvetes përpara Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformave Qeveritare të Dhomës së Përfaqësuesve.

Para se të refuzonte t'i përgjigjej pyetjeve, zonja Lerner i tha panelit se ajo nuk theu ligje dhe se nuk ka dhënë asnjë informacion të rremë para ligjvënësve.
Komiteti po përpiqet të vendosë nëse përqëndrimi i kontrolleve të agjencisë amerikane të taksave (IRS) tek Tea Party dhe grupe të tjera konservatore, që kërkonin statusin e grupeve jo-fitimprurëse, ishte i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG