Lidhje

Një aeroplan luftarak amerikan rrëzohet në Okinawa


F15
F15

Zyrtarët ushtarakë amerikanë janë duke hetuar shkakun e aksidentit, që ndodhi të martën herët në lindje të ishullit Okinava

Rojet bregdetare të Japonisë thonë një aeroplan luftarak amerikan F-15 u rrëzua pranë brigjeve të Okinavës, por piloti u hodh me parashutë pa pësuar gjë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë janë duke hetuar shkakun e aksidentit, që ndodhi të martën herët në lindje të ishullit Okinava. Aeroplani po fluturonte afër bazës ajrore Kadena në ishull.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 47 mijë trupa në Japoni, më së shumti në Okinava. Disa banorë të zonës kanë shprehur shqetësim nga zhurmat, ndotja, krimi dhe rreziku i aksidenteve që ata thonë se janë të lidhura me praninë ushtarake amerikane.
XS
SM
MD
LG