Lidhje

Seuli mbyll dy reaktorë bërthamorë


SOKOR NUCLEAR
SOKOR NUCLEAR

Sigurimi teknik bërthamor i Seulit tha sot se nuk ka rrezik nga rrjedhje rrezatimi bërthamor

Koreja e Jugut ka mbyllur dy reaktorë bërthamorë dhe pezulloi rihapjen e dy të tjerëve pas një hetim që gjeti se ishin duke përdorur pajisje të cilësisë së dobët.

Sigurimi teknik bërthamor i Seulit tha sot se nuk ka rrezik nga një rrjedhje rrezatimi bërthamor për shkak të pjesëve, për cilat thotë se ishin pajisur me certifikata cilësie të rreme.

Autoritetet mbyllën reaktorët në kompleksin bërthamor Gori dhe në centralin Wolseong. Ata gjithashtu shtynë rifillimin e operacioneve të një reaktori nën mirëmbajtje dhe hapjen e një tjetër reaktori të ri, për shkak se janë gjetur të njëjtat probleme të cilësisë teknike.
XS
SM
MD
LG