Lidhje

Bashkëpunimi Uashington-Pekin


Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama do të bisedojë për sigurinë kibernetike javën e ardhshme me presidentin kinez Xi Jinping, pas njoftimeve të reja për sulme kibernetike në sistemet kritike amerikane të mbrojtjes.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar ende mbi njoftimet e fundit, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se është i sigurtë se kjo do të jetë temë e diskutimeve kur presidenti Obama të takohet me presidentin Xi në Kaliforni. Carney e cilësoi çështjen “një shqetësim kryesor” të administrates që zyrtarët amerikanë kanë ngritur në çdo nivel të takimeve me homologët kinezë.

Të hënën, gazeta Washington Post publikoi pjesë të një raporti konfidencial të mbrojtjes që akuzon spiunazhin kibernetik kinez për kompromentimin e disa prej sistemeve më sensitive dhe më të avarcuara të armëve amerikane.

Pjesë të klasifikuara të raportit parashtrojnë më shumë se 24 dëmtime të sistemit të mbrojtjes nga raketat dhe atë të armëve të tjera nga hakerat kinez, përfshi disa që janë njoftuar edhe më parë.

Kina ka mohuar fuqishëm përfshirje në këto përpjekje. Ajo ka akuzuar nga ana tjetër hakera të bazuar në Shtetet e Bashkuara për sulme mbi disa faqe elektronike të ushtrisë kineze.
XS
SM
MD
LG