Lidhje

Letonia, e gatshme për në Eurozonë


Letonia është e gatshme të bëhet vendi i 18-të që i bashkohet bllokut të monedhës së përbashkët evropiane euro, vitin e ardhshëm, në një kohë kur rajoni është duke u ndeshur me një recesion të zgjatur dhe me një papunësi rekord.

Komisioni Evropian, i cili përcakton politikat për Bashkimin Evropian, dhe Banka Qendrore Evropiane thonë se vendi balltik ka plotësuar kërkesat ekonomike për t’u bërë pjesë e eurozonës më 1 janar.

Shefi ekonomik i Evropës, Olli Rehn, tha se vendimi i Letonisë për t'u bashkuar me eurozonën është një sinjal mbështetjeje për rajonin, që ofron dëshmi se kritikët që parashikuan dështimin e bashkimit monetar e kishin gabim.

Eurozona është zhytur në një recesion që vazhdon prej 18 muajsh, më e gjata që nga fillimi i përdorimit të euros në vitin 1999. Më shumë se 19 milionë njerëz rezultojnë të papunë. Blloku i eurozonës u ka dhënë miliarda dollarë fonde shpëtimi pesë shteteve, për të shmangur falimentimin e tyre.
XS
SM
MD
LG