Lidhje

Snowden: Do të luftojë ligjërisht ekstradimin


Edward Snowden, personi që nxorri informacionet për programin e fshehtë të qeverisë për përgjimin e telefonatave dhe komunikimeve në internet, thotë se ai ka në plan të qëndrojë në Hong Kong dhe të luftojë ligjërisht përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për ta ekstraduar dhe për ta nxjerrë në gjyq nën akuza kriminale.

29 vjeçari Snowden i tha një gazete kineze të mërkurën se synimi i tij është “t’u kërkojë gjykatave dhe popullit të Hong Komgut të vendosë për fatin e tij”.

Hong Kongu ka një traktat ekstradimi me Shtetet e Bashkuara dhe gjatë viteve të fundit ka kthyer disa persona në Shtetet e Bashkuara që kërkonin strehim atje. Por Kina rezervon të drejtën të bllokojë ekstradimet nga Hong Kongu nëse mendon se akuzat kundër personit kanë natyre politike.

Edward Snowden tha se njerëzit që mendojnë se ai bëri gabim që shkoi në Hong Kong para se të dilte hapur si burimi i informacioneve se “synimet e tij janë keqkuptuar”, siç u shpreh ai. Ai i tha gazetës se “nuk është atje për t’u fshehur, por për të denoncuar kriminalitetin”.

Pas nxjerrjes prej tij të programit të përgjimeve, në Shtetet e Bashskuara po zhvillohet një debat i gjallë se si duhet të konsiderohet ai.
Ai i tha gazetës se “nuk është as tradhëtar, dhe as hero, por një amerikan.”
XS
SM
MD
LG