Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry takohet sot me homologun e tij britanik për të diskutuar mbi Sirinë, në një kohë që një organizatë opozitare siriane në mërgim, njofton se forcat kryengritëse në Siri vranë dhjetra banorë shi’itë në provvincën lindore Deir el-Zour.
Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup opozitar vëzhgimi, që njofton për abuzime nga të dyja palët në konfliktin sirian, i tha Zërit të Amerikës se shumica e 60 viktima në qytetin e Hatlës ishin forca milice shi’ite pro-qeveritare.
Një video e vendosur në internet nga kryengritësit tregon dhjetra persona të armatosur me flamuj të zinj islamikë duke festuar dhe qëlluar me armë ndërsa mbi disa ndërtesa të qytetit Hatla dilte tym i zi.
Organizata vëzhguese thotë se kryengritësit morën qytetin nën kontrol dhe u vunë zjarrin një sërë ndërtesave në këtë rajon shi’it. Banorët civilë shi’itë më pas u larguan.
Një zyrtar qeveritar sirian tha se sulmi ishte një masakër ndaj civilëve.
Këtu në Uashington, Sekretari Kerry dhe Sekretari i Jashtëm britanik William Hague do të shqyrtojnë hapat e mundshëm për të arritur synimin e tyre që është krijimi i një qeverie kalimtare në Siri që do ta nxirrte vendin nga trazirat dy vjeçare.