Lidhje

SHBA: Hetohet një gjeneral në pension


Media amerikane njofton se ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm po hetohet sepse mesa duket ka nxjerrë informacion sekret për një sulm kibernetik ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Televizioni NBC dhe gazeta the Washington Post thanë se Departamenti amerikan i Drejtësisë po bën hetime ndaj gjeneralit në Pension të Marinsave James Cartwright për akuzat se ai u kishte dhënë gazetarëve informacion për një virus sekret kompjuterik, Stuxnet.

The Washington Post thotë se Stuxnet ishte pjesë e një operacioni më të gjerë të quajtur “Lojrat Olimpike” që ishte krijuar gjatë mandatit të Presidentit George W. Bush. The New York Times kishte njoftuar vitin e kaluar se gjenerali Cartwright drejtonte këtë operacion.
XS
SM
MD
LG